PRISHTINË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi sot një telegram urimi nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, me rastin e zgjedhjes si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re, kryeministri hungarez i ka dëshiruar kryeministrit Mustafa sukses në përmbushjen e obligimeve të reja shtetërore.
"Me këtë rast ju siguroj se Hungaria është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës dhe e interesuar në ndërtimin e lidhjeve politike dhe ekonomike me vendin tuaj. Hungaria është njëra nga avokueset e fuqishme të procesit të zgjerimit të BE-së dhe një mbështetëse e vendosur e integrimit evropian të Kosovës", thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban./b.j/