Orban në Tiranë: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë, keni duruar 13 vite negociata

Kryeministri i Hungarisë vuri theksin tek domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në zhvillimin global të Europës. Orban tha se Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, duke e cilësuar si diçka të turpshme.

"Çështja e sotme është si mund të konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në Europë. Është problem apo mundësi. Ajo që u kam thënë kolegëve të mi në Europë është: Përpiquni të imagjinoni Europën sot pa Slloveninë, Hungarinë, Poloninë, Kroacinë. Si do të ishte pamja e Europës së sotme? Zhvillimi ekonomik? Nuk do të kishim rritje ekonomike.Mendoj se sot në BE kemi rritje ekonomike sepse ne vendet e BE-së dhe të Evropës qëndrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Shpresojë të sjellë dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi. Dhe Europa nëse nuk do të ngelet pas në këtë ecje e zhvillim global përgjigjja është e thjeshtë. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan. Nuk gjenden në vendet e tjera të Europës. Nuk jam në gjëndje të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje e zhvillim qoftë  Ne kërkojmë gjithmonë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet si forcë e madhe se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës.  Është e turpshme sa avash po ecën ky proces i zgjerimit në BE!"-tha Orban.


Lajmi kryesor:

Rama pret Viktor Orban, firmosen 2 marrëveshje! Kryeministri hungarez: Shqipëria priti 13 vite për negociatat me BE, e turpshme që procesi po ecën kaq ngadalë


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë