Klubi i Besës së Kavajës që militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, i ka quajtur arbitrat "ordinera me bilbil në gojë që vjedhin ndeshjen në mes të ditës". Verdhezinjtë humbën në fundjavë 2-0 në Peshkopi kundër Korabit, me sfidën që vlente për javën e katërt në këtë ligë. Golat e Bockës dhe Nurit në fundin e ndeshjes i dhanë tri pikë vendasve, teksa kavajasit kanë akuzuar arbitrat për ndodhitë e transfertës.
Gjithçka lidhet me një rast goli të anuluar. Në pamjet e ofruara nga klubi kavajas, duket anulimi i golit të tyre për pozicion jashtë loje. Te Besa janë të bindur që goli i barazimit ishte në pozicion të rregullt dhe ndeshja do kishte tjetër ecuri nëse anësori nuk do ngrinte flamurin, për më tepër që mbrojtësi i Korabit shkaktoi autogol.
"Hajdutë të veshur si arbitër vjedhin ndeshjen në mes të ditës. 5 minuta para përfundimit anullohet goli i ekipit tonë, në mënyre qesharake autogoli jepet për offside, kur dukshëm lojtari i Besës është 1 metër prapa lojtarit të Korabit. Pjesa më e çuditshme ishte kur kryesori pyet anësorin përse u anullua kur ishte autogol , ndërsa anësori përgjigjej të shikojmë videon dhe më pas të vendosim", tregon klubi verdhezi.
Më pas Besa akuzon se për sa kohë do vijojë diçka e tillë, duke ngritur edhe pikëpyetje.
"Edhe sa kohë do të vazhdojnë këta ordinerë me bilbil në gojë të vendosin ndeshjet me paramendim? Edhe sa kohë do të vazhdojnë të tallen me investimet tona dhe djersën e futbollistëve??? FC Besa kërkon marrjen e masave për arbitrat e sotem dhe drejtësi në ndeshjet e ardhshme", mbyllet reagimi i Besës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17%
-
Jo
75.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 1240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disiplina/ Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias! KF Klosi përjashtohet nga kampionati
4 Mars, 09:44
-
Kategoria e Parë/ Kukësi surprizon Ilirinë në Fushë-Krujë, fitojnë Skënderbeu dhe Besa (Renditja)
1 Mars, 16:07
-
Dy kartona të kuq dhe tre gola, Apolonia humbet 1-2 nga Pogradeci! Sherr masiv mes futbollistëve në 'Loni Papuçiu'
1 Mars, 12:13
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 24-t zhvillohet në dy ditë, Skënderbeu dhe Laçi luajnë në udhëtim
27 Shkurt, 11:43
-
Kategoria e Parë/ Apolonia braktis ndeshjen, Pogradeci e barazon 2-2 në limite! Fitojnë Laçi dhe Kastrioti, ndalet Skënderbeu
7 Shkurt, 16:02
-
Kategoria e Parë/ Gol 'nga porta në portë', Pogradeci likuidon 3-1 Korabin! Kukësi fiton kundër Besës, tri pikë për Laçin e Ilirinë
31 Janar, 15:35
-
Me një të rënë të lapsit, shkrihet zyrtarisht KF Luftëtari! 'Zhduken' 100 vite histori në Gjirokastër
27 Janar, 08:36
-
VIDEO/ Ndodh në Kategorinë e Parë, gardiani i Ilirisë hap portën në shenjë proteste për 11 metërshin
24 Janar, 16:05
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor 2025, 10:12
-
Kategoria e Parë/ Mbyllet ndeshja 'që zgjati katër ditë', Burreli mposht 0-1 Korabin mes tensionit në Peshkopi
23 Dhjetor 2025, 15:16
-
Trajneri Ditmar Bicaj jep dorëheqjen nga ekipi i Lushnjës
23 Dhjetor 2025, 12:49
-
Kategoria e Parë/ Skënderbeu fiton 0-1 në Kukës dhe 'prek' Superligën, Besa 'thyen' 3-1 Ilirinë! Shtyhet Korabi - Burreli
21 Dhjetor 2025, 15:33