Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin po luten për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas. Komuniteti Orthodhoks i Tiranës vijoi me lutje këtë të premte në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për Hierarkun e tyre, Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas, i cili po kalon prej ditësh vështirësi me shëndetin e tij.
Të pranishëm në lutje janë dhjetëra besimtarë të të gjitha moshave, si edhe të gjithë klerikët e Tiranës. Lutjet filluan në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.
Këtë të premte, 10 janar, ceremoni lutjesh janë mbajtur në shumë kisha Orthodhokse në mbarë vendin. Në Korçë në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë, u mbajt një ceremoni paraklis për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos 95 vjeç.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale për gjakderdhje gastrike, kryepeshkopi ndodhet në gjendje kritike për 48 orë.
Komente












Iku dhe spiuni grek. Te terheqi kemben zvarre dhe merr me vete dhe ata spiunet e tjere me vete.
PërgjigjuMa fia
Përgjigjunuk e ngjallin lutjet njeriun,,,,,e ngjall shkenca,,mjekesia,,,po qe se kane ilace per ate semundje,,,,ai goxha ka rrojtur...95 vjec..te rrojme ne sa ai... ,
Përgjigjukam porosit fishekzjarret
PërgjigjuSikur do rroje 200 vjet anastasi.
Përgjigju