Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen dhe lutjet e tij për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një postim në Facebook, Basha i uron shërim të shpejt dhe të plotë Kryepeshkopit.

“Në këto momente të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i bashkohem lutjeve të besimtarëve për shërimin e tij të shpejtë dhe të plotë” - shkruan Basha.