Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas, gjendja e tij mbetet kritike

Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas, gjendja e tij mbetet kritike

Kryepiskopi Anastas

48 orët kritike e paralajmëruara nga spitali në Athinë pas ndërhyrjes kirurgjike të kryepeshkopit Anastas kanë kaluar. Vetë spitali “Ungjëllizimi” ende nuk ka informacion të përditësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa të premten njoftuan se 2 ditët do të ishin vendimtare për prelatin 95-vjeçar, i cili ndodhet prej 30 dhjetorit i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë e më pas në kryeqytetin grek.

Me ankth priten lajme mes besimtarëve në Tiranë, teksa lutjet për shërimin e klerikut që qëndron në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale prej 33 vitesh prej ditësh vijojnë, ndërsa për të fortlumturinë e tij janë mbajtur mesha të posaçme.

Jo vetëm besimtarët por shqetësimi për shëndetin e Kryepeshkopi ka bërë bashkë edhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare.

Përmes një njoftimi të Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, Dom Gjergj Meta i Kishës Katolike, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi dede Edmond Brahimaj dhe Pastor Ergest Biti shkruajnë se po ndjekin me vëmendje ecurinë shëndetësore të kryepeshkopit.

“Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Fortlumturia e tij u shtrua në spitalin e Athinës në 3 janar, i zhvendosur nga një spital privat në Tiranë ku ishte shtruar prej 30 dhjetorit me shenjat e një viroze.  Për të parë gjendjen e Peshkopit ditën e premte në spital shkoi edhe ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Ambasada në Athinë thotë se po ndjek me shqetësim gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të spitalit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 12/01/2025 13:12

    Ishalla po e zevendesojne me nje shqipetar.

    Përgjigju
  • Sefa: 12/01/2025 12:16

    He mo c’thuhet ndonje e re sepse na keni lene ne terr informative.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra