48 orët kritike e paralajmëruara nga spitali në Athinë pas ndërhyrjes kirurgjike të kryepeshkopit Anastas kanë kaluar. Vetë spitali “Ungjëllizimi” ende nuk ka informacion të përditësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa të premten njoftuan se 2 ditët do të ishin vendimtare për prelatin 95-vjeçar, i cili ndodhet prej 30 dhjetorit i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë e më pas në kryeqytetin grek.
Me ankth priten lajme mes besimtarëve në Tiranë, teksa lutjet për shërimin e klerikut që qëndron në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale prej 33 vitesh prej ditësh vijojnë, ndërsa për të fortlumturinë e tij janë mbajtur mesha të posaçme.
Jo vetëm besimtarët por shqetësimi për shëndetin e Kryepeshkopi ka bërë bashkë edhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare.
Përmes një njoftimi të Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, Dom Gjergj Meta i Kishës Katolike, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi dede Edmond Brahimaj dhe Pastor Ergest Biti shkruajnë se po ndjekin me vëmendje ecurinë shëndetësore të kryepeshkopit.
“Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Fortlumturia e tij u shtrua në spitalin e Athinës në 3 janar, i zhvendosur nga një spital privat në Tiranë ku ishte shtruar prej 30 dhjetorit me shenjat e një viroze. Për të parë gjendjen e Peshkopit ditën e premte në spital shkoi edhe ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Ambasada në Athinë thotë se po ndjek me shqetësim gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të spitalit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas
10 Janar, 14:59
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas del nga operacioni, i intubuar në reanimacion! Spitali: 48 orët e ardhshme kritike
10 Janar, 10:26
-
Themeluesi i Sant Egidio: Ju rrëfej kontributin e Kryepiskopit Anastas Janullatos në rilindjen e Kishës Orthodhokse Shqiptare
9 Janar, 13:51
-
Burime për Report Tv: Përmirësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas! Përjashtohet mundësia e ndërhyrjes kirurgjikale! Prej 3 janarit i shtruar në një spital të Athinës
8 Janar, 10:15
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dita e Ujit të Bekuar, mijëra besimtarë në Kishën Ortodokse! Besimtarja: ritualin e kam kryer fshehurazi në komunizëm!
6 Janar, 14:00
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
Ishalla po e zevendesojne me nje shqipetar.
PërgjigjuHe mo c’thuhet ndonje e re sepse na keni lene ne terr informative.
Përgjigju