Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! Deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim

Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! Deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim

Gazment Bardhi

1727440778_WhatsAppImage20240927at13.27.58.jpeg

 

Selia e PD-së

 


Tirane- Teksa Policia pritet të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji, që të vuajë dënimin e formës së prerë me 1 vit burgim për dosjen “Babale”, me akuzën “kallëzim i rremë”, po qarkullojnë hipoteza nga brenda selisë blu dhe diskutime idesh se si të veprojnë për ta ndaluar këtë ekzekutim procedurial.

Burime nga mbledhja konfirmojnë për Report TV dhe Shqiptarja.com se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të ruhet nga deputetët demokratë që do të qëndrojnë brenda godinës dhe që urdhri të mos ekzekutohet.

Mësohet gjithashtu se propozimi është bërë nga vetë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Ngujimi në seli do të jetë 24 orësh, teksa opozita e cilëson si shkelje të Kushtetutës arrestimin apo burgosjen e një deputeti pa autorizim të Kuvendit.

Bardhi propozon Grupit mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike.

Këto zhvillime vijnë pak pasi grupi prej 5 deputetësh, të kryesuar nga Bardhi, morën takim te shtëpia e ish-kryeministrit Sali berisha, duke thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie", ku janë diskutuar edhe strategjitë pas dënimit të Salianjit.

Mësohet se Bardhi është shprehur para grupit të PD për “mospranimin e padrejtësisë”, teksa propozoi gjithashtu që “grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës”. Një tjetër propozim ka qenë që “Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”.

Diskutimet dhe propozimet janë hedhur në mbledhjen e grupit të PD-së që nisi në orën 12:00 të mesditës së sotme, teksa paralelisht Salianji po mban edhe një konferencë me gazetarët. Vetë ai në asnjë rast nuk deklaroi refuzimin e urdhrit të Prokurorisë dhe zbatimin e vuajtjes së dënimit. Kurse në lidhje me këto propozime të kolegëve të grupit, u shpreh se "do i dëgjoj dhe pastaj do të marrë një vendim".


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Pritet burgosja, Ervin Salianji do dorëzohet në 17:00 në Policinë e Tiranës! Bardhi: I propozuam ngujimin, vendim politik


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, Bardhi sulmon gjyqtarët si Berisha: Mjeranë, jeni armikë të PD! Do iu trajtojmë si anëtarë të organizatë kriminale, vettingun do ua bëjmë ne

Dënimi i Salianjit, Bardhi sulmon gjyqtarët si Berisha: Mjeranë, jeni armikë të PD! Do iu trajtojmë si anëtarë të organizatë kriminale, vettingun do ua bëjmë ne