Kupola drejtuese dhe eksponentë të Partisë Demokratike janë bërë pjesë të protestës që kanë thirrur para kryeministrisë.
Mes tyre shihen Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, si dhe pjesëtarë të Partisë së Lirisë si Erisa Xhixho, Tedi Blushi. Më herët u shfaq edhe Belind Këlliçi.
Kreu i PD, Sali Berisha, ashtu si dhe të shtunën e kaluar të protestës kombëtare që thirri, mungon sot. Megjithatë, PD ka shprehur vazhdimisht mbështetje për protestën dhe më vonë pritet t’i bashkohet protestuesve të grumbulluar te Ministria e Arsimit.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Berisha mungon, fut militantët te protesta te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i rrethojnë me kordon: Opozita jemi ne, kreu i PD në burg! Maskat i vënë flakën koshave, sulme me gurë e molotovë
LAJMET MË TË VLERËSUARA









