‘Orfeu zbret në ferr’, rikthehet në shtëpi shfaqja që i ’u ndalua Mihal Luarasit! Në 3 akte dhe realiteti shqiptar! Beteja për triumf të dashurisë, në një vend intrigash

Nga mitologjia greke "Orfeu zbret në ferr" në skenën e Teatrit Kombëtar... Tri aktet e Tennessee Williams, me regji të Nastazja Domaradzka çelin sezonin e kësaj skene, duke e mbështjellë dramën me këllëfin e realitetit e historisë vendase...

Emrat më të mirë të skenës teatrore vendase, thyejnë skemat e teatrit natyralist, të ndihmuar nga liria e improvizimit... Regjisorja, ka thërritur në lojë konceptet e bashkëkombësit, polakut Grotoëski, dhe interpretimet kapërcejnë kufijtë e shpirtërores dhe fizikes.

Sfondin historik të kësaj vepre në Teatrin Kombëtar e shoqëron, mungesa e lirisë. Në fillimvitet '70 regjisori Mihallaq Luarasi tentoi ta vinte në skenë, por shfaqja u ndalua që në prova... Aktorët e rikthejnë në shtëpi në këto ditë, me një qasje moderne e eksperimentale... edhe si një sinjal shprese se ndoshta arti mund të shpëtojë nga urrejtja e dëshpërimi...

Muzika, thelbësore në mitin e “Orfeut” që mahniste të gjithë me lirën e tij, integrohet në shfaqje përmes kompozitores Rona Castrioti…

Pushteti, korrupsioni, krimet, kompromiset deri në privim lirie, intriga e thashetheme, në Teatër publiku përjeton në çdo akt, apo dekadë, dilemën nëse dashuria do të mund t'i mbijetojë trysnisë së këtij realiteti... Simbolika e tri 'Orfeve' shoqëron lojën... si një tjetër përpjekje për të rifituar lirinë, ose grimca të saj...

Dashuria mbetet kryetema, Orfeu e kërkon edhe postmortum nimfën e tij, duke ndërmarrë rrugën për në Hades për ta rikthyer... Publiku pret ribashkimin, qoftë edhe të shpirtrave të tyre...

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë