Organet e Vettingut, "Ligjet"
miratojnë numrin e punonjësve

Organet e Vettingut, miratojnë numrin e punonjësve">
Pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut. Është miratuar numri i punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.

Ligjet kanë miratuar 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar. Në fund, vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik i dha 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.

Ndërkohë, anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, duke mos votuar një pikë, që kishte të bënte me propozimin për shtimin e numrit të punonjësve. 

Menjëherë pas largimit nga mbledhja, deputeti Halimi foli për media, ku i bëri thirrje mazhorancës të reflektojë deri ditën e enjte, kur pritet të mblidhet seanca plenare.
 
“Jemi kundër mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të organeve të Vettingut. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e Vettingut do të përbënte kërcënim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishëm të tyre. I bëjmë thirrje mazhorancës që të reflektojë deri ditën e enjte”, tha Halimi. 

LSI thirrje mazhorancës, Naço: Reflektoni para se të kaloni ligjin
Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku mazhoranca miratoi numrin e punonjësve të organeve të Vettingut, deputeti i LSI, Nasip Naço, ka folur për mediat. Naço tha se partia e tij do të punojë për krijimin e kushteve të duhura për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. 

Deklarata e plotë e Nasip Naços:
Sot Komisioni I Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave.

1-Komisionit të posaçëm të Apelimit,
2-Komisionerëve Publik dhe me votat e LSI të
3-Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Duam ti bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vetingut.

Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta.

LSI ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo kërkesë që I krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut për një funksionim të plotë të tij si një nga momentet kyç të Reformës në Drejtësi. Ky vullnet I LSI-së është I kundërt nga vullneti I qeverisë që kërkon të ketë ndikimin e tij mbi këto institucione të pavarura.

I Bëjmë edhe njëherë apel maxhorancës përpara se të kalojë për votim në Kuvend të reflektojë, se organet e Vetingut janë një process I rëndësishëm për kthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë te sistemi I munguar I drejtësisë, I cili nuk është pronë e asnjë prej partive politike.

Debate për pagat e njerëzve të Vettingut
Debate të forta në komision janë zhvilluar dhe për pagat e njerëzve të organeve të Vettingut.

“Pra, kërkohet që një komisioner publik të marrë 10 milionë lekë të vjetra në muaj; këshilltarët kërkojnë të marrin 80 për qind të pagës së komisionerit publik, por jo me këtë shtesë, por 3 milionë lekë; ndërsa Kolegji i Apelimit kërkon 11 milionë lekë të vjetra për person në muaj”, deklaroi deputetja e PS, Vasilika Hysi. 

Rinis mbledhja te "Ligjet", debate të forta
Ka rifilluar mbledhja te Komisioni i Ligjeve, ku vijon diskutimi për institucionet e Vettingut. Mbledhja ka nisur me debate të forta mbi strukturën e Kolegjit të Apelimit, teksa Kuvendi ka vendosur shkurtimin e numrit të punonjësve nga 65 që kërkuan në 38.
 
Natasha Mulaj: Nuk jemi dakord me strukturën e shkurtuar. Mos na u merrni me shofere e magazinere. Ne duam strukture sipas ligjit qe keni miratuar ju. E kemi reduktuar sa mundem. Nuk duam luks. Po na e çuat ne kete nivel cenoni pavaresine e kolegjit te apelimit. Mua me vjen cudi qe diskutojme kete gje. Populli i ka syte tek ne. Kemi 4 muaj qe rrime ne nje zyre te kolegjit te apelimit. I kam kerkuar Gardes te na vendose roje. 

Genta Bungo: Konstatojme qe jemi po aty ku ishim me strukturen. Per ate qe publiku pret nga ne, kerkojme te fillojme punen pa vonesa. Nuk na jane cenuar strukturat themelore. Ne nentor me projektbuxhetin kerkojme te risjellim kerkesa te reja.

Komisioneri Publik: Na keni shkurtuar muskulin e struktures. Nga 12 keshilltare ne 6. Na keni ulur me 50 % 

Halimi: Mbeshtesim teresisht kerkesat e institucioneve. Maxhoraca pergjysmon numrin e punonjesve. Mbeshtesim institucionet, kerkojme numër me te larte se sa kerkojne ata. Qeveria te shmanget. 

​Ndërpritet mbledhja te "Ligjet",debate për institucionet e Vettingut
Kryetarja e Kolegjit të Apelit, Natasha Mulaj, ka deklaruar se është rishikuar struktura e institucionet e Vettingut me kryetarin e këtij komisioni, Ulsi Manja. 

“E kemi rishikuar strukturen me z. Manja”, tha Mulaj. 

Pjesë e diskutimit është bërë dhe kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e cila është ankuar për reduktimin e disa kërkesave për staf. 

“Na jane reduktuar disa kerkesa per staf. 12 shofere duhet te jene punonjes te Gardes qe te jemi te mbrojtur si deputetët dhe ministrat. Themelet e institucionit une i kam, por me vone nga fluksi i punes, do te kerkoj shtese ne organike. Ne nuk mund te parashikojme volumin e punes. Ne do te bejme detyren pavaresisht gjithçkaje.

Ndërkohë, pas këtyre debateve është ndërprerë mbledhja e Komisionit të Ligjeve, për t’iu dhënë kohë institucioneve të pranojnë ose jo shkurtimet. Mbledhja pritet të rifillojë në orën 12:00. 

Vendimi i Kuvendit, ja struktura organizative e organeve të Vetingut 
Struktura organizative e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (në total 50)
-Kryetar 1 
Sekretar 1(në total 2) 
-Komisionerët: 11
-Njësia e Shërbimit Ligjor:
Këshilltarë juristë 12
Këshilltarë ekonomistë 4 /(në total 16)
-Sekretar i përgjithshëm: 1
-Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve me Median dhe Publikun :
Drejtor 1
Specialist sekretarie gjyqësore 4
Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve 2
Përkthyes 3
Koordinator për Median dhe Marrëdhëniet me Jashtë 1
Specialist pritje me popullin 1/ (në total 12)
-Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse:
Drejtor 1
Specialist financë/buxhet 1
Specialist i burimeve njerëzore 1
Specialist IT 1
Specialist protokoll/arkivë 1
Magazinier 1
Punonjës pastrimi 1
Shofer 1 / (në total 8) 
Organika e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (në total 37)
-Kryetar 1 
Sekretar 1(në total 2) 
-Kolegji i Gjyqtarëve:
Gjyqtarë 6 
-Njësia e Shërbimit Ligjor:
Këshilltarë juristë 7
Këshilltarë ekonomistë 3/ (në total 10)
-Sekretar i përgjithshëm: 1
-Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve me Median dhe Publikun:
Drejtor 1
Specialist sekretarie gjyqësore 3
Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve 1
Përkthyes 3
Koordinator për Median dhe Marrëdhëniet me Jashtë 1
Specialist pritje me popullin 1/ (në total 10)
-Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse:
Drejtor 1
Specialist financë/buxhet 1
Specialist i burimeve njerëzore 1
Specialist IT 1
Specialist protokoll/arkivë 1
Magazinier 1
Punonjës pastrimi 1
Shofer 1 / (në total 8) 
Organika e Komisionerët Publikë (në total 26)
-Komisioneri Publik:
Komisionerë Publikë 2
Sekretar 2(në total 4) 
-Kancelar 1
-Njësia e Shërbimit Ligjor :
Këshilltarë juristë 4
Këshilltarë ekonomistë 2/ (në total 6)
-Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve me Median dhe Publikun:
Drejtor 1
Specialist sekretarie 2
Specialist redaktor gjuhësor 1
Përkthyes 1
Koordinator për Median dhe Marrëdhëniet me Jashtë 1
Specialist pritje me popullin 1/ (në total 7)
-Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse:
Drejtor 1
Specialist financë/buxhet 1
Specialist i burimeve njerëzore 1
Specialist IT 1
Specialist protokoll/arkivë 1
Magazinier 1
Punonjës pastrimi 1
Shofer 1 / (në total 8) 
Struktura, propozimi i organeve të Vetingut 
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, 68
Kolegji i Apelimit, 65 punonjës 
Komisionerët Publikë, 52



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011