Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Në sheshin kryesor të Prishtinës, një organizatë qytetare nisi një peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani. Qëllimi i organizatorëve është mbledhja e 10 mijë nënshkrimeve, të cilat më pas do t’i dorëzohen Kuvendit të Kosovës si kërkesë zyrtare.

Peticioni, që u nis të mërkurën, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa një ish-deputete ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për këtë nismë, shkruan Klan Kosova. 

Shumë qytetarë e kanë konsideruar këtë ide si një hap pozitiv për rikthimin e një emri historik të rajonit, ndërsa organizatorët planifikojnë ta zgjerojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në komunat e tjera të vendit.

Peticioni synon të hapë një debat publik mbi identitetin historik dhe kulturor të Kosovës, duke rikthyer në vëmendje emrin “Dardani,” që lidhet me të kaluarën antike të territorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kostoli: 19/12/2024 10:37

    Është një nismë e drejtë,biles e vonuar.por jo vetëm peticion,në radhë të parë .duhet të lakohet emri dardani në fjalorin e ditës ,në jetën e përditshëm,në medja,në shtyp,që ky emër të mari qytetarinë,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua