Ervis Martinaj dukej se ka qenë i mirëpërgatitur, edhe në rast se do të vinte dita se do të ishte pre e një operacioni të policisë shqiptare për ta prangosur. Report Tv ka siguruar foto ekskluzive nga operacioni i forcave RENEA sot teksa ishin në kërkim të një prej njerëzve më të njohur të krimit në vend.
Pamje nga Hotel Arbëria, pronë e Martinajt kur forcat policore kanë zhvilluar një kërkim dhe në një prej dhomave ku mendohet se ka qenë ai janë gjetur sendet që duken në foton e mëposhtme. Armë kallashnikov, kanabis dhe dorëza janë mes sendeve.
Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.
Mësohet se ndër të tjera Dumani ka thënë para SPAK se edhe pse është paguar nga Ervis Martinaj ai nuk donte të vriste Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro. Kujtojmë se Endrit Dokle është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Komente

