KAIRO - Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) i kanë bërë thirrje vendeve, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta hedhin këtë hap dhe të angazhohen në mbështetje të zhvillimit ekonomik të saj.
Këtë fakt e bëri të ditur sot, Miinistria e Jashtme e Shqipërisë . Nga data 4 deri më 7 shkurt 2013, në Kairo të Egjyptit, u zhvillua Samiti i 12-të i OBI-t, i paraprirë nga mbledhja e Ministrave të Jashëm të kësaj organizate. Delegacioni shqiptar në të dy nivelet u kryesua nga Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, z.Selim Belortaja.
Samiti diskutoi çështje të bashkëpunimit mes vendeve te Organizatës duke u përqënduar në sfidat dhe oportunitetet që qëndrojnë para saj në kontekstin e zhvillimeve të sotme politike dhe ekonomike në rajonet ku shtrihet organizata, por edhe në rrafshin global.
Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast, z. Belortaja theksoi nevojën e bashkëpunimit më konkret në fushat ekonomike, shkencore dhe teknologjike si dhe përsëriti thirrjen ndaj vendeve anëtare të OBI per ta rikonsideruar, njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në mbyllje të Samitit të 12-të, të gjitha vendet anëtare miratuan Deklaratën përfundimtare, në të cilën, krerët e shteteve të vendeve anëtare të OBI-it, përsëritën thirrjen, drejtuar atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta hedhur këtë hap.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com