Organizata e dhurimit të gjakut 10
vjeç! Jjepen siguracione shëndetësore 

Organizata e dhurimit të gjakut 10<br />vjeç! Jjepen siguracione shëndetësore 
TIRANE - Të dhurosh gjak nuk të kushton asgjë por përkundrazi bëhesh heroi për të shpëtuar një jetë. Nën sloganet “Dhuro gjak dhe buzëqesh” si dhe “Faleminderit që shpëtuat jetën time” është festuar sot në Tiranë 10 vjetori i krijimit të organizatës shqiptare të dhurimit të gjakut.
 
Mjeku Natale Kapodiçasa drejtor i organizatës shqiptare të dhuruesve vullnetarë të gjakut u shpreh se ndër vite janë shtuar dhuruesit vullnetar e megjithatë të gjithë ata që kanë mundësi duhet të dhurojnë gjak.
 
dhurimi i gjakut

Talasemikët janë të sëmurët që kanë më shumë nevojë për gjak e pikërisht për këtë Musa Zeneli përfaqësues i shoqatës së talasemikëve ritheksoi mungesën e ndërgjegjësimit të politikave për dhurim in e gjakut.
 
Ceremonia nisi me ndezjen e flakës së solidaritetit  si simbol i shoqatës. Po ashtu në kuadër të shembullit të mirë të dhuruesve vullnetarë që janë pjesë e përhershme e dhurimit të gjakut u ndanë në fund të aktivitetit edhe 20 siguracione shëndetësore për vullnetarët e përhershëm.
 
Çdokush që ka mbushur 18 vjeç e është i shëndetshëm mund të dhurojë gjak pranë organizatës shqiptare të dhuruesve vullnetarë apo çdo banke gjaku.
 
Dhurimi i gjakut nuk kushton por shpëton jetë e shton buzëqeshje.

dhurimi i gjakut

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos