Organizata Ndërkombëtare e Punës: Numri i të papunëve do të rritet me 3 milionë në mbarë botën, shkak lufta në Ukrainë dhe inflacioni

Organizata Ndërkombëtare e Punës: Numri i të papunëve do të rritet me 3 milionë në mbarë botën, shkak lufta në Ukrainë dhe inflacioni

Foto ilustruese

Rritja globale e punësimit pritet të ngadalësohet ndjeshëm në 1% këtë vit nga 2% në 2022, pasi ka ndikuar lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe politika monetare më e shtrënguar. Këto shifra i ka bërë të ditura sot Organizata Ndërkombëtare e Punës.

"Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve në mbarë botën pritet të rritet me 3 milionë në vitin 2023, ndërsa inflacioni do të gllabërojë pagat reale",tha  ILO në një raport mbi tendencat globale.

Mungesa e vendeve të reja të punës do të godasë vendet në një kohë kur shumë po rikuperohen nga tronditja ekonomike e pandemisë dhe koronavirusi po përfshin Kinën pasi Pekini hoqi kufizimet e rrepta të bllokimit.

“Ngadalësimi i rritjes globale të punësimit do të thotë që ne nuk presim që humbjet e shkaktuara gjatë krizës COVID-19 të rikuperohen përpara vitit 2025,” tha Richard Summans, drejtor i kërkimit të Organizatës dhe koordinator i këtij raporti të fundit.

Përparimi në reduktimin e vendeve të punës informale në botë gjithashtu ka të ngjarë të ndryshojë në vitet e ardhshme.

“Ngadalësimi i sotëm do të thotë që shumë punëtorë do të duhet të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh me paga shumë të ulëta, ndonjëherë me orë të pamjaftueshme ,” tha ILO. “Për më tepër, ndërsa çmimet rriten më shpejt se të ardhurat e punës, kriza e kostos së jetesës shtyn më shumë njerëz në varfëri", sipas ILO

Situata mund të përkeqësohet më tej nëse ekonomia globale ngadalësohet.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë