Që nga fillimi i vitit 2026, të paktën 606 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur gjatë kalimit në Mesdhe, tha të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
"Ky është fillimi më vdekjeprurës i vitit në Mesdhe që kur IOM filloi të mbledhë këto të dhëna në vitin 2014".
Një zëdhënës i organizatës vlerësoi se në varkën e fundit me emigrantë që u fundos në ishullin grek të Kretës të shtunën, "të paktën 30 emigrantë supozohen të zhdukur ose të vdekur" .
Sipas autoriteteve greke, deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa (tre burra dhe një grua), ndërsa kërkimet vijojnë ende.
Organizata bën thirrje për "forcimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Mesdheun qendror për të shpëtuar jetë, si dhe për "rritje të bashkëpunimit rajonal".
"Rrjetet e trafikimit vazhdojnë të shfrytëzojnë emigrantët në Mesdheun qendror ", theksoi IOM.
Komente










