Organizata që vëzhgon të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” tha se forcat ajrore siriane janë duke ndërmarrë qëllimisht sulme të padrejta dhe ndaj civilëve.

Në raportin prej 80 faqesh e titulluar “Vdekje nga Qielli” thuhet se janë vizituar 52 vende në veri-perëndim të Sirisë, duke mbledhur të dhëna mbi 59 sulme të tilla të paligjshme.

Gjithashtu mbi 140 dëshmitarë dhe viktima janë intervistuar duke treguar historitë e tyre rrëngjethëse.

Që nga vera e vitit 2012, Forcat Ajrore të presidentit Bashar Al Assad kanë sulmuar pothuajse në mënyrë të padrejtë civilët në qytetet e Aleppos, Latakia dhe Idlib.

Në këtë raport thuhet se janë kryer sulme të rregullta nga ajri, nga avionët e Forcave Ajrore siriane dhe helikopterët, të cilët kanë sulmuar qytete, fshatra dhe rrethinat fqinje, të zotëruara nga forcat opozitare.

Organizata përcakton se nga këto sulme mund të jenë vrarë me mijëra vetë të cilat janë shkelje serioze të ligjeve ndërkombëtare.

Grupi kritikoi gjithashtu Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë vënë veton për 3 rezoluta të propozuara nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, kundër qeverisë siriane.

Sipas aktivistëve, që nga fillimi i konfliktit sirian, nga veprimet e paligjshme të qeverisë siriane kanë lënë mbi 70 mijë të vdekur.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)