Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Kosova, përparim të ngadalshëm

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut:  Kosova, përparim të ngadalshëm

Organizata ndërkombëtarë për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Human Rights Watch, thekson në raportin vjetor se përparimi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovës ishte i ngadalshëm gjatë vitit. Në raportin e publikuar të enjten, thuhet se udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës, në muajin gusht publikuan një plan kundërthënës për “rivizatimin e kufijve” si pjesë e një marrëveshjeje paqësore në mes të dyja vendeve. Plani, thuhet në raport, nxiti shqetësime për të drejtat e njeriut për shkak të shkëmbimit të popullatës që duhej të ndodhte sipas atij plani.

Raporti përshkruan ngjarjet kryesore të vitit 2018 përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si një nga kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Raporti veçon vonesën e fillimit të punës së Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë për shkak të ndërrimit të prokurorit të posaçëm.

“Gazetarët u përballën me kërcënime e frikësime dhe ndjekja e krimeve kundër tyre ishte e ngadalshme. Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës kanë vazhduar, posaçërisht në veri. Komunitetet rome, shkali dhe egjiptase, kanë vazhduar të përballen me diskriminim”, thuhet në raport.

Raporti e cilëson të dobët reagimin ndaj dhunës në familje që sipas tij, mbetet e përhapur në Kosovë. Po ashtu aty veçohet edhe gjuha e urrejtjes kundër veprimtarëve për të drejtat e komunitetit LGBT, shkallën e ultë të kthimit të të zhvendosurve si dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në muajin mars, me kërkesë të Ankarasë. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale