Mbledhja e mbi 20.000 firmave të qytetarëve  për garantimin e minimumit jetik është nisma më e re e organizatës politik”. Në kushtet kur Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht një minimum jetik të popullsisë, Vitori Çipi nga Organizata Politike, e cilëson nismën ligjore, si vendimtare për uljen e varfërisë.

“Një projektligj në të cilin ne kërkojmë përcaktimin e minimumit jetik me ligj, i cili duhet të ishte përcaktuar me kohë, por që jemi të vonuar, prandaj kemi ndërmarr këtë nisëm. Jemi vendi i cili nuk po sigurojmë dot nevojat bazike , pra në vend se të flasim për të drejta përtej anës ekonomike ne jemi ende në diskutime për bukën e gojës. Jemi ende duke folur për çmimet . Në ditët e sotme ka ende njerëz që mezi po përballojnë jetesën në këtë vend.

Interesi më i lartë për firmosjen e këtij peticioni duket tek të rinjtë.

“Nga ’98 e tani vështirësi ekonomike kemi patur gjithmonë.”

Të rëndësishme e shohin nismën edhe të moshuarit, të cilët thonë se paratë e pensionit nuk u mjaftojnë as për nevojat më bazike, ushqim dhe ilaçe.

”Mos e pyet se në maj të hundës na ka ardhur. Unë pensionin e kam 189. drita 50 mijë, uji 20 mijë e shumë gjëra të tjera që janë rritur.”

Nisma ligjore për mbledhjen e firmave do të shtrihet  në 11 bashki të tjera të vendit dhe do të realizohet në harkun kohor të 3 muajve. Duke u bazuar në të dhënat e bankës botërore, vlerësohet se 40% e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë. Nisma e vetme për të studiuar minimumin jetik ndodhi afro 7 vjet më parë kur avokati i popullit i kërkoi një studim të tillë Qendrës së pavarur për Kërkime ekonomike, por institucionet shtetërore përsëri nuk u përfshinë.