Organizatat e biznesit: Ligjin për
regjistrimin e çojmë në Kushtetuese

Organizatat e biznesit: Ligjin për<br />regjistrimin e çojmë në Kushtetuese
Organizata e biznesit paralajmërojnë dërgimin në Gjykatën Kushtetues të ligjit që i detyron ato të bëhen pjesë e Dhomës së Tregtisë.
 
Pasi u takuan me drejtues të PD, shoqatat e biznesit dhe të dhomave të tregtisë, thanë se nëse dekreti i Presidentit do të rrëzohet në Kuvend do të ndjekin hapa të tjetër ligjore nga kushtetuesja e deri në Strasburg.
 
Përfaqësuesi i dhomës amerikane të tregtisë Mark Crawford mirëpret dekretin e Presidentin për ta kthyer në Kuvend këtë ligj, ndërsa e konsideroi të papranueshëm këtë ligj.
 
"Jemi kundër anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë, është taksë e fshehtë, mbështesim PD" deklaroi ai.
 
Për demokratët ky ligj është një takë e fshehtë që i detyron bizneset të regjistrohen në dhomën e tregtisë.
 
"Klima e biznesit është mbytëse, bizneset e huaja po largohen, njerëzit po emigrojnë, organet tatimore rëndojnë biznesin, barra fiskale është rritur.
 
Buxheti, barra fiskale 400 mln dollarë, PD do të realizojë taksë të sheshtë 9% e TVSH 15%.
 
Programi i PD në fazë përfundimtare, bizneset të na paraqesin propozime
" deklaroi ai.
 
Presidenti Bujar Nishani vendosi që të kthejë në Kuvend ligjin që kishte si objekt anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomat e Tregtisë.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai