Organizatorët: “Dancing të bëhet jeta paralele e të gjithëve”

Organizatorët: “Dancing të bëhet jeta paralele e të gjithëve”
Tashmë startimi i emisionit ku yjet e ekranit tonë do të pro vojnë veten në fushën e kërcimit është vetëm disa ditë larg. “Dancing with the stars” do të nisë në ekranin e “Vizion Plus” më 29 mars. Po cilat do të jenë risitë e këtij edicioni? Organizatorët e formatit janë shprehur se këtë vit ndërtimi i tij do të ketë në qendër një frymë mjaft moderne, e cila do të fokusohet që nga imazhi, faqosja grafike, filmat ose klipet siç quhen në gjuhën e teknikës, të cilat janë element shumë i rëndësishëm i këtij formati, pa lënë mënjanë gjithashtu kërcimet, muzikën të cilat do të ndërthurren natyrshëm në skenë. Gjithçka po kurohet në detajin më të vogël nga producentja Holta Dulaku, ndërkohë që prezantimi i është besuar për të dytin vit çiftit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Sipas organizatorëve formula e prezantimit do të jetë e njëjta Ami do të drejtojë gjithë garën dhe spektaklin në skenën e Dancing ndërsa Ermali do të drejtojë bashkëbisedimin me konkurentët në Gold Room.Një zgjedhje e tillë është cilësuar si e padiskutueshme nga realizuesit e programit, kjo si rezultat i suksesit të arritur një edicion më parë dhe falë lehtësisë në komunikim që ofron ky çift.Shumica e emrave të pjesëmarrësve janë bërë të njohur edhe më parë në media por risia e këtij viti është se në garë do të jenë 14 çifte garuese dhe jo më 12.Personazhet janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme duke i dhënë kështu më shumë diversitet programit. Përsa i përket koreografive ato do të jenë të ideuara nga Enada Hoxha dhe sigurisht në ndihmë të saj do të jetë bashkëshorti Gerdi Vaso, I cili do të marrë pjesë me një nga konkurrentet.”Do të jenë shumë më të bukura e më spektakolare. Do të jenë numra koregrafikë me të cilat konkurentët do të ndjehen vërtetë në sfidë. Do të jenë kërcime që do të shijohen nga konkurentët por dhe shikuesit. Pra nuk do të jenë të ndërlikuar. Tek e fundit jemi në një spektakël kërcimi e jo në teatrin e baletit.”- janë shprehur organizuesit në lidhje me koreografitë. Gjithashtu gjatë intervistës për suplementin “THASH&THEM realizuesit e “Dancing with the stars”, kanë pohuar zëvendësimim e Arian Çanit nga Alfred Kaçinari në juri. “Krejt i vërtetë. Maestro Alfred Kaçinari do të jetë anëtari i ri i jurisë në Dancing with the stars. Njerëzit janë njohur me mënyrën e tij të drejpërdrejtë të gjykimit e me sensin fin të humorit, që në kohën e “Etheve”.”- shprehen ata. Anëtarët e tjerë të jurisë do të jenë po të njëjtët Ilir Shaqiri kryetar i saj dhe Iva Tiço gazetarja dhe drejtoresha e “Madam Mapo”-s. Surpriza të shumta priten edhe në skenografi, si edhe tek të ftuarit surprizë të cilët do jenë të pranishëm në çdo puntatë. Në lidhje me kostumografinë gjithçka i është besuar Ardi Asllanit, ku kostumet do të përshtaten me kërcimet e konkurrentëve. “Tendencat e modës nuk mbetën asnjëherë pas portës së “Dancing with the stars”. Asllani është syri më i vëmendshëm ndaj modës.”-kanë thënë organizatorët. Të pyetur për mënyrën e eliminimit dhe çmimin final ata janë shprehur se do të ketë risi të cilat priten të zbulohen gjatë netëve të konkursit.Në dy edicionet e para të këtij formati fitues janë bërë përkatësisht Oni Pustina me 50 mijë euro dhe Enver Petrovci fitues i një makine me vleftën e 50mijë eurove. Ndërkohë që pritshmëritë e organizatorëve për edicionin e tretë të “Dancing with the Stars” janë mjaft të qarta: “Ky produksion ka moton e tij: Të kërcejmë të gjithë, t’a shijojmë të gjithë energjinë positive që të jep kërcimi. Kjo është pritshmëria: Dancing të bëhet jeta paralele e të gjithëve.”- pohuan organizatorët për THASHE&THEM.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike