Prokuroria: Na dekonspiruan operacionin për kapjen e drejtuesve të 'Gulf'

Prokuroria: Na dekonspiruan operacionin për kapjen e drejtuesve të 'Gulf'

Kompania e naftës 'Gulf'

Albano Aliko dhe gjeorgjiani Irakli Svanidze megjithëse janë shpallur në kërkim policor, shumë shpejt ndaj tyre prokuroria e Tiranës, do i drejtohet gjykatës, duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Menaxheri i kompanisë së naftës “Gulf”, Aliko është fshehur sapo është vënë në dijeni për nisjen e hetimeve të prokurorisë së Tiranës, e cila ka rregjistruar procedim penal për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha”.

Ndërkohë në një dokument që zotëron “Shqiptarja.com”, administratori i kësaj kompanie gjeorgjiani Irakli Svanidze, është tërhequr nga drejtimi i kësaj kompanie vetëm 24 orë para se të nisnin hetimet nga prokuroria. Svanidze është tërhequr nga kompania në datën 18 prill 2018, dhe më pas është larguar jashtë shtetit.

Por burime pranë prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë dyshime se segmente të caktuara të policisë, mund të kenë dekonspiruar hetimin pasi, urdhëri për ndalimin e dy personazheve të mësipërm, është lëshuar nga prokuroria dhe ende nuk është zbatuar.

Sipas prokurorisë së Tiranës e cila po udhëheq hetimin, skema e mashtrimit të qytetarëve ka qënë tepër e përhapur periudhën e fundit. Shumë biznese si agjensi të tranportit interurban, shoqëri mediatike dhe qytetarë të ndryshëm përfshirë dhe institucione shtetërore, kanë rënë preh e këtij mekanizmi.

Tollona dhe blerje me kartë elektronike
Shumë biznese dhe qytetarë të ndryshëm kanë nxituar për të blerë naftën për shkak të çmimit tepër të lirë nga ai që ofronte tregu. Mirëpo çuditërisht nëse do të paraqiteshe në pompat e shitjes, kompania mbante një çmim 175-180 lekë litri, por nëse do blije tollona dhe naftë me kartë elektronike, kompania kishte një ofertë shumë të ulët nga çmimi real, 125 deri në 130 lekë litri. Kjo ofertë ka shtyrë shumë biznese dhe qytetarë, që të vrapojnë kush e kush të përfitojë i pari, duke para-porositur sasi të mëdha nafte, në një kohë kur realisht kompania “Sun Petrol Albania”, nuk kishte gjëndje nafte.

Pra megjithëse nafta mungonte, administratori Irakli Svanidze dhe menagjeri Albano Aliko, vijonin të shisnin naftë me tollona dhe karta elektronike. Një nga kallëzimet që ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës tregon se pronari i një agjensie udhëtimi, i cili administron disa autobuzë, ka blerë 2 milion lekë të vjetra tollona tek kompania “Gulf”. Sipas kallëzimit të tij të paraqitur në prokurori, një miku i tij e kishte njoftuar për ofertën që kishte bërë ky karburant dhe menjëherë ka nxituar të blejë 2 milion lekë të vjetra tollona nafte.

Por vetëm kur ishte paraqitur tre ditë më pas në një nga pikat e karburantit “Gulf” për të furnizuar autobuzët e tij, është njoftuar se karburanti nuk mund ti ofrojë asnjë litër naftë, pasi nuk kishte gjendje nafte, për shkak se kompania kishte falimentuar, duke mos kryer furnizmin me naftë.

Prokuroria: Po llogarisim dëmin
Prokuroria e Tiranës ka përqëndruar hetimin e kësaj çështje në nxjerjen e një shifre të saktë të dëmit që ka shkatuar kjo kompani. Një burim i tha “Shqiptarja.com” se janë mbledhur të gjithë dokumentacionin e kësaj kompanie dhe inventarët për sa i përket shitjes së tollonave dhe blerjes së naftën me karta elektronike. Për shkak të volumit të madh, në këtë çështje janë ngarkuar dy oficerë të prokurorisë dhe një prokurore, të cilat po menaxhojnë hetimin.

Burime shtoi se shumë shpejt pasi të jetë përcaktuar dhe dëmi i saktë ekonomik, do i drejtohen gjykatës së Tiranës, duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Albano Aliko dhe administratorin Gjeorgjian Irakli Svanidze.Deri në këto momente përllogaritet se dëmi ekonomik që u ka shkatuar kjo kompani qytetarëve përllogaritet në 1.5 deri në 2 milion euro.

Ndërkohë një dëm i përafërt përllogaritet edhe për sa i përket mosdhënies së qërasë për pikat e karburantit. Kompania në total mendohet se ka pasur rreth 70 pika karburanti, ndërkohë 30 prej tyre janë mbyllur, dhe deklaruar dhe në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.

Mbyllja
Kompania në total mendohet se ka pasur rreth 70 pika karburanti, ndërkohë 30 prej tyre janë mbyllur, dhe deklaruar dhe në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:34
Kompania me gjashtë sekuestro, gjeorgjiani asnjë firmë në letra

Kompania “Sun Petroleum Albania” që zotëronte në teritorin shqiptar karburantet “Gulf”, ka pasur 6 masa sekuestro nga zyra e tatimeve dhe kompani të ndryshme përmbarimore, por edhe nga drejtoria e doganave.

Kompania e hapur në shtator të 2013 nga shtetasi izraelit Dory Grosman, është shitur nga ky i fundit prej vetëm 1 milion lekë të vjetra tek shtetasi gjeorgjian Aleksandre Gogokhia, ky i fundit i përfshirë në disa procese penale nnë Gjeorgji.

Gjeorgjiani asnjë firmë tek kompania
Biznesmeni misterioz nuk ka firmën në asnjë dokument të kësaj kompanie, pasi për firmosjen e kontratës tek noteri ai kishte autorizuar që në emër të kompanisë së tij “Universal Energy Grup” të nënshkruate shtetasi Gjeorgjian David Okrotsovidze. Por edhe për biznesmenin izraelit Grossman, në këtë kontratë noteriale të nënshkruar në shkurt të 2014 para noterit Julian Zhelegu, të proceduar për skandalin e pronave në Spille të Kavajës, ka firmosur një shtetas gjeorgjian i quajtur Guram Gogezhvili.

Me marjen e kompanisë, Aleksandre Gogokhia, ka përqëndruar aktivitetin e tij në hapjen e pikave të karburanteve. Ndërkohë që në 9 shkurt 2015, fill pas blerjes së kompanisë “Sun Petroleum Albania”, biznesmeni izraelit Aleksandre Gogokhia, ka blerë dhe kompaninë tjetër të izraelitit Dory Grosman. Këtë herë ai i ka blerë kompaninë “Sun Petroleum Albania Trading”, me një vlerë prej 40 milion lekë të vjetra.


(Urdhri i Tatimeve për bllokimin e aktivitetit të Sun Petrolium Albania)

Kompania me gjashtë sekuestro e borxh 407 mln lekë tatimeve
Megjithëse ka nisur aktivitetin tregtar në të gjithë territorin shqiptar, kompania e naftës “Sun Petroleum Albania”, që në fillimet e saj ka filluar të shfaqë probleme financiare. Mësohet se në 10 nëntor 2014, kompania Përmbarimore Private “TDR GROUP” sh.p.k, ka urdhëruar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “Sun Petroleum Albania”.

Ndërkohë në 12 gusht 2015, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore “Kodra Bailiff Service”, ku është urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative, mbi aktivin e palës debitore, shoqëria “Sun Petroleum Albania”. Kjo kompani urdhëronte në atë periudhë që aktivi i kësaj kompanie deri në një urdhër të dytë. Por në 4 shtator 2015 ky urdhër sekuestro është hequr. Më tej në datën 10 mars 2016 Dega Doganore Durrës i është drejtuar QKR, duke kërkuar që ti pezullojë kësaj kompanie procedurat e mëtejshme tregtare, deri në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Gjithashtu në datën 27 qershor 2016 është lëshuar sekuestro nga shoqëria Përmbarimore "E.G Bailiff's Services" e cila ka kërkuar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria "Sun Petroleum Albania".Kjo sekuestro është vendosur për llogari të inspektoriatit Qëndrek Teknik Industrial, i cili kishte gjobitur këtë kompani nafte me disa milion lekë gjobë. Pas kësaj sekuestroje në datën 23 qershor 2017, lëshuar nga kreditorët Adrian Ruçi dhe Arian Tartari.

Ndërkohë sekuestroja e fundit që i është vendosur kësaj kompanie datën në 19 prill 2018, ku Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, ka urdhëruar QKR të mos lejojë tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore për subjektin “Sun Petroleum Albania” deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, prej 407 milion lekë të vjetra.


(Shkresa e dorëheqjes së administratorit gjeorgjian, Irakli Svanidze)



(Urdhri i Tatimeve për pezullimin e NIPT-it për kompaninë Sun Petrolium Albania)

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 25/04/2018 03:17

    Shume mire e thate kjo eshte toke e mashtrimeve. 1,5 mulione nuk jane asgje. Bellearir preu 11 milione euro bileta dhe u harrua. 1,5 milione me shume nuk jane asgje.

    Përgjigju
  • Tini: 24/04/2018 12:27

    Ministrua e ekonomise dhe financave eshte e pa afte te luftoje krimin ekonomik te nashtryesve te huaj , qe kane 27 vjet qe po vjedhin , mashtrojne dhe rrjepin sgqiptaret . Ska dyshim se ne kete skeme mashtrimi segmente te shteti mund te jene bashkepunuar . Prokuroria te hape dosjen se aktire me eksperuence dhe mbeshtetje politike jane te perzier . Kujtoj kur Ahmetaj u perbetua per investitirin amerikan qe mori ARMON dhe mbas disa kohesh pronari vertete dilte shqiptari Sulo . Pse nuk hapi prokuroria ceshtjen per ARMON qe ka pa paguar taksat dhe pagat e punetoreve ? Kush ndikoi

    Përgjigju
    • helios: 24/04/2018 22:31

      o zot po prokuroria e ka hetuar kete skeme te ketyre njerzve 100 here dhe e di mire kush e ben dhe sa here e bene po keshtu e dine tatimet .kane qe ne 2011 qe tajvanezi ben kete skeme dhe s paguan detyrimet ne shtet, kete here e hengri edhe populli .kuptohet te ngrene e ka pas dhe ne kaluaren. diku do i dalin tajvanezit leket qe paguan lart e poshte neper qeferira e bashkira etccc

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë