Kryeministri Rama ka komentuar thyerjen e masave anti COVID nga Ermal Mamaqi ditën e djeshme duke u shprehur se mori gjobën e merituar dhe se nuk mund të japë këtë shembull shqiptarëve. Gjithashtu ai u është përgjgjur dhe kërkesës së sindikatës së punonjësve në universitete, duke thënë se me sasinë e dozave të marra deri më tani nuk mund të bëhet vaksinimi personelit pedagogjik.
"Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, por nuk mund t'ia japi këtë shembulli që i dha shqiptarëve. Mor gjobën siç e meritonte dhe nuk po përmend të tjerë se duket sikur po bëj seleksionim. Pa anashkaluar dhe organizimet e PS në ndonjë qytet. Është shkujdesje apo harresë por janë të pafalshme. I kuptoj studentët që duan të kthehen në auditore por në vendet e tjera nuk janë kthyer. Po e sheh komiteti teknik mundësinë për të pasur një fleksibilitet. Prandaj u kërkohet universiteteve që të rishikohet mundësia për disa prej provimeve që nuk bëhen dot online. Nëse do flasim për shtrëngim masash, këtë e bën Komiteti Teknik, e përderisa nuk kemi propozim për shtim masash, atëherë ne duhet të respektojmë ato. Kjo është një luftë nervash që duhet ta zhvillojmë secili. Çfarë ndodhi në fund të vitit, ishte e parashikuar se do rriteshin numrat. Shpresojmë të qëndrojmë në këtë lloj trendi që të stabilizoheshim. Nuk ka ikur virusi. Ky hyn sindikata që flet për diçka që është palidhje pasi kush vaksinohet është e qartë, të gjithë ata që duan. Edhe radha është po kaq e qartë në raport me sasitë e vaksinave që kemi në dispozicion. Edhe ju jeni të rrezikuar pasi keni kontakte në terren. Edhe sindikata dhe ju për momentin duhet të ruheni pasi nuk u ka ardhur radha, pasi më të rrezikuara janë të moshuarit dhe mjekët. Jam dakord për shqetësimin por është palidhje aktualizimi pasi universiteti është online. Vaksina po vjen me doza që nuk na lejon të shkojmë tek sindikata" - tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Brenda shkurtit marrim vaksinat e tjera! Kontrata na ndalon t’i dhurojmë Kosovës, por 50 mjekë do vaksinohen në Shqipëri!
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21