KRUJË - Një 45-vjeçar u arrestua nga policia në Krujë për thyerjen e masave anti-COVID.

Mësohet se 45-vjeçari me iniciale K.L., në mënyrë të përsëritur ka organizuar muzikë live në lokalin e sitj pas orarit të përcaktuar për mbylljen e këtij aktiviteti.

Ai është gjobitur 2 herë më parë për këto lloje organizimesh në kundërshtim me masat anti-COVID atë vendosura për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Policia gjithashtu njofton se K.L. banues në Milot është dënuar më parë për 'vrasje me dashje' e mbetur në tentativë.