Organizoi festa në lokal kundër rregullave të COVID, procedohet penalisht pronari në Krujë

Organizoi festa në lokal kundër rregullave të COVID, procedohet penalisht pronari në Krujë

Foto ilustruese

Një pronar lokali në Krujë është proceduar penalisht pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar festa në lokalin e tij.

Është proceduar penalisht, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë", thotë policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati