Dy lokale në Manëz janë vënë në shënjestër të policisë pas dyshimeve për lojëra fati të paligjshme. Katër persona, administratorë dhe pronarë, po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave, në një prej lokaleve dyshohet se 23-vjeçari E.H. dhe 20-vjeçari E.K. organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve. Në një tjetër lokal, nën hetim janë 31-vjeçari K.D. dhe 47-vjeçari Sh.N., që dyshohet se bënin të njëjtën gjë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi celularët që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet. Materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. H., 23 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Manëz, administratorë të një lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;  -K. D., 31 vjeç dhe Sh. N., 47 vjeç, banues në Manëz, pronar dhe administrator të një tjetër lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale"