Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona ndërsa janë nën hetim dy të tjerë të cilët akuzohen për organizimin e lojërave të fatit. Në prangat e policisë ka përfunduar Arsen Sulaj, 23 vjeç, i cili kishte vënë lokalin në dispozicion për lojëra fati.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Policia ka sekuestruar çipsa, letra bixhozi dhe tre aparate celularë.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", i personave si më poshtë:
- Klajdi Balliu., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën "Hamdi Cenoimeri" në Kombinat;
- Aleksandër Bendo, 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;
- Lutfi Shima, 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.
Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Finalizohet operacioni policor i koduar "Four". Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 4 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Four", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A. S., 23 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara". Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. S., në Kashar, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", i shtetasve:
- K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën "Hamdi Cenoimeri" në Kombinat;
- A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;
- L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.
Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.