Organizonin lojëra fati në lokal, një i arrestuar në Fier, vihet nën hetim 16-vjeçari

Organizonin lojëra fati në lokal, një i arrestuar në Fier, vihet nën hetim 16-vjeçari

FIER- Një person ka rënë në pranga në Fier dhe 16-vjeçari, F. K është vënë në hetim pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar Zamir Malaj, 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të F.K. është konstatuar se organizohesh lojëra fati. Malaj ishte i punësuar në këtë lokal, i cili ndodhej në lagjen "Konferenca e Pezës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, është arrestuar 40-vjeçari Erjon Sulohoxhaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Mellaraj, 30-vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë