Policia e Beratit ka arrestuar K.Z 42-vjeç, pronarin e një lokali pasi nëpërmjet celularit, në ambientet e punës organizonte lojëra fati.
I arrestuari ishte banues në Mbrakull, Poliçan në Berat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celularë me të cilin kryente aktivitetin e paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
Policia e Beratit në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas ushtrimit të kontrollit fizik, ka arrestuar 26-vjeçarin O.M, në vendin e quajtuar "Ura e Goricës", pasi i’u gjetë një sasi e vogël kanabis.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.