Organizuan aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobiten me nga 5 mln lekë secili Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi

Organizuan aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobiten me nga 5 mln lekë secili Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho

Nënkryetari i PD-se, Edmond Spaho dhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi janë gjobitur me nga 5 milionë lekë secili për organizim të aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për masat antiCOVID.

Edmond Spaho është gjobitur për një aktivitete politik në Devoll ku ka mbledhur mbi 10 veta që lejon ligji për masat antiCOVID në fshatin Menkulas, ndërsa gjoba për Këlliçin është bërë publike nga ai vetë në një postim në facebook, por për organizim të aktivitetit politik në kundërshtim me masat antiCOVID.

Spaho është gjobitur pasi në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ për mospërhapjen e COVID.

Gjithashtu është ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Ndërsa Belind Këlliçi shkruan në facebook se gjoba janë vetëm për opozitës dhe këdo që i bën opozitë urdhrave të Ramës, ndërsa aktivitetet që zhvillon vetë qeveria nuk gjobiten kurrë edhe pse sipas Këlliçit pjesëmarrësit janë nga 100-200 persona.

"Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!  Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhrave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas", shkruan Këlliçi

Gjoba e publikuar nga Belind Këlliçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
U gjobit me 5 mln lekë për shkeljen e masave antiCOVID, reagon Spaho:  Nuk ka fakte, asnjë manovër nuk na frikëson!

1613672085_edmondspaho.jpg

Nënkryetari i PD-së njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Korçës ka reaguar pas gjobitjes me 5 mln lekë nga ana e policisë së Devollit. Në një prononcim për mediat, Spaho e ka cilësuar një akt të paprecedent dhe një goditje politike me urdhër të Ministrit të Brendshëm Niko Peleshit. Ky i fundit është njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës.

Spaho i bën thirrje Peleshit që të tërheqë gjobën pasi sipas tij nuk ka fakte dhe prova. Ai thotë se asnjë manovër dhe makinacion nuk e frikëson as atë dhe as qytetarët dhe nuk e shpëton dot nga humbja në qarkun e Korçës.

Deklarata e plotë e Spahos:

Sot nga mediat u informova për gjoben që më ka vënë policia e Devollit, për organizim tubimi në kundershtim me aktin normativ,  per mbrojtjen nga Covid 19. Partia Demokratike dhe une ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes,mbrojtjen e shendetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes. Me nje akt te paprecedent,ne  shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe,sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion, nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill. I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqe menjehere survejimin me policine politike,  qe me ka vene ngado ku shkoj. Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD. Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim. Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital