Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën dhe është i lirë, dy oferta për trajnerin kampion

Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën dhe është i lirë, dy oferta për trajnerin kampion

Orges Shehi, ish-trajneri i Tiranës

Orges Shehi është trajner i lirë. Durrsaku ka fituar gjyqin me Tiranën dhe tanimë pret ofertat për të ardhmen. 46-vjeçari u shkarkua nga Tirana më 5 tetorin e këtij viti, me bardheblutë që nuk e lanë të lirë dhe më pas e quajtën të pezulluar duke e mbajtur nën kontratë.

Këtë të enjte në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, trajneri fitoi gjyqin me ish-klubin që shpalli kampion dhe pret ofertat. Veç saj, Tirana është e detyruar që t'i paguajë rrogën deri në fundin e kontratës, kjo nëse Shehi nuk firmos me një tjetër klub deri në verën e 2024.

Për të kishte interes nga Partizani, para se të kuqtë të zyrtarizonin në stol Arbër Abilaliajn. Shkëndija e Tetovës është pa trajner aktualisht dhe me gjasë Shehi do duhet të ketë kontakte me shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, kjo pasi edhe verën e 2023 kuqezinjtë treguan interes për të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës