Trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi, ndërsa prezantimi do të bëhet nesër. Shehi do të zëvendësojë Shpëtim Duron që u shkarkua pas barazimit me Teutën.

Lajmin e ka konfirmuar për Report Tv vetë Shehi, që është shprehur se ka mbyllur marrëveshjen me Presidentin Gjici.