Moderatorja Oriela Nebiaj është gati për të futur në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi KQZ miratoi dhënien e mandatit, Nebiaj mbyll karrierën televizive.

Në mbyllje të emisionit ‘Përp’puthen’ që Nebaj prezantonte, ajo tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin si deputete.

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

Një ditë më parë KQZ miratoi dhënien e mandatit për Nebiajn, ndërsa kjo e fundit do futet në Kuvend pas largimit të Grida Dumës. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Nebiaj mori 5606 vota preferenciale.