Origjina e COVID-19, Biden: Komuniteti i zbulimit i ndarë, duhet të bëhen hetime të mëtejshme

Origjina e COVID-19, Biden: Komuniteti i zbulimit i ndarë, duhet të bëhen hetime të mëtejshme

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha sot se komuniteti amerikan i zbulimit është i ndarë lidhur me origjinën e koronavirusit, nëse virusi vjen nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nëse ai ishte pasojë e një aksidenti laboratorik

Biden tha se ai ka nxitur komunitetin e inteligjencës amerikane të dyfishojnë përpjekjet e tyre në hetimin e origjinës së pandemisë së Covid-19 dhe t'i raportojë përsëri në 90 ditë.

Njoftimi vjen pas një raporti të inteligjencës amerikane ku u tha se disa studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan të Kinës u sëmurën në nëntor 2019 dhe duhej të shtroheshin në spital, një detaj i ri që nxiti debatin e mëtejshëm në lidhje me origjinën e pandemisë së koronavirusit.

"Si pjesë e këtij raporti, unë kam kërkuar për fusha të hetimit të mëtejshëm që mund të kërkohen, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën. Unë gjithashtu i kam kërkuar Komunitetit të Inteligjencës që ta mbajë Kongresin plotësisht të informuar për punën e tij", tha Biden në një deklaratë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës