Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pashalimani, ku nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë është kthyer në qendër të vëmendjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi performancën e vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, të cilët sollën në brigjet e Pashalimanit meloditë e "Ritfolk".

Sipas Ramës, ky aktivitet është një shembull i transformimit të simboleve të së kaluarës në hapësira të reja kulturore dhe artistike.

'Nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, ndërsa sot plaftormë e një projekti tërheqës, falë talentit të vajzave e djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, që risjellin meloditë e “Ritfolk” në brigjet e Pashaliman', tha ai.