SARANDË- Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura ka krijuar një atmosferë të këndshme dhe mjaft festive për pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë shtëtirores së Sarandës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndarë një foto nga mbrëmja e sotme ku pushues të të gjithë moshave janë mbledhur pranë orkestrës Frymore të Forcave Ushtarake duke shijuar shfaqjen e tyre.

"Foto e mbrëmjes
Atmosferë unike nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura për pushuesit vendas e të huaj në shëtitoren e Sarandës",
shkruan Xhaçka.

Postimi i plotë i Xhaçkës