Orkestrina e Matit ka qenë e ftuar për të performuar muzikë dhe valle në Prizren dhe Suharekë.
E vlerësuar si orkestrina më e mirë e veriut dhe e nderuar me çmime të para në festivalin e fundit folklorik, artistët nga Mati kanë dhënë dy shfaqje në qytetet e Kosovës.
Performanca ka qenë mbresëlënëse dhe nuk kanë munguar vlerësimet nga publiku.
Ndërkohë, një ditë më parë, orkestrina e Matit ka konkurruar në festivalin "Hasi Jehon", me ftesë të drejtorit të festivalit Haziz Hodaj.
Tre çmime në këtë festival shkuan për matjanët dhe çmimi i parë i gjithë grupit.
Orkestrina e Matit është vlerësuar me çmimin e "Rapsodi më i mirë" i cili ka shkuar për artisten Xhevrie Vata me këngën "Hyseni i Vogel", shoqëruar në lauri nga Ikli Punavija.
Çmimin "Këngëtarja më e mirë e festivalit" shkoi për Jola Muça me këngën "Me lot bukën tuj gatu".
Drejtorja e Kulturës në Bashkinë e Matit, Denisa Vata, shprehet se çmimet për orkestrinën e Matit janë rezultat i punës së palodhur të bërë nga grupi i artistëve.
"Nuk është rastësi që ne jemi sot orkestrina më e mirë e veriut. Prej një viti, Ansambli dhe orkestrina e Matit kanë marrë vetëm çmime të pra dhe të dyta. Sigurisht që kjo është një arritje e madhe, por pa kontributin e gjithsecilit do të ishte e pamundur që ne të renditeshim të parët", tha ajo.
Ndërkohë, pak ditë më parë Orkestrina e Matit u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i madh".
[gallery]22159[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com