Beto O'Rourke, nga Teksasi, që fitoi popullaritet në shkallë kombëtare me betejën e tij të gjatë zgjedhore kundër senatorit amerikan, Ted Cruz, vitin e kaluar, i tha një stacioni televiziv të Teksasit të mërkurën, se do të kërkojë emërimin e demokratëve për kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Jam shumë krenar për atë së çfarë është dhe përfaqëson El Paso”, shkroi ai në një tekst për stacionin televiziv KTSM. “Kjo është arsyeja kryesore përse do të kandidoj”.
Zoti O’Rourke pritet t’i shtohet listës së demokratëve që synojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Stacioni televiziv tha se shpallja zyrtare pritet të publikohet të enjten nga Beto O’Rourke, 46 vjeçar, ish anëtar i Kongresit nga Teksasi Perëndimor në tri mandate.
Me këtë përpjekje ai synon të përfitojë nga nami që fitoi ne garën për Senatin amerikan. Ai radhitej shumë poshtë kur vendosi të sfidojë republikanin Ted Kruz në Teksasin kryesisht konservator, por shpejt dëshmoi aftësi për të mbledhur turma të mëdha dhe të mbledhë para nga votuesit në shkallë vendi.
Gara për senatin nxiti një vëmendje të madhe të medies dhe ngazëllimin e votuesve të etur për fytyra të reja politike.
Ai humbi garën me më pak se 3 për qind, duke shënuar kësisoj garën më të ngushtë në katër dekada në Teksas.
Anketat e hershme mbi garën presidenciale 2020, e kanë renditur vazhdimisht zotin O'Rourke lartë në listën e kandidatëve, pas ish-nënpresidentit Joe Biden, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders./VOA
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.7%
-
Jo
85.4%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17614
Lajme të tjera
-
Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
1 Prill, 12:56
-
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
1 Prill, 12:50
-
Në korrik del në pension infeksionisti i njohur Tristan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill, 12:34
-
Vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët, lihet në burg Liridon Peka! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
1 Prill, 12:27
-
‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)
1 Prill, 12:23
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
E dimë që 'JOQ' dhe 'Lolita' vendosin gjoba dhe bullizojnë çdokënd, por… duhet t'i mbrojmë për interesin publik
1 Prill, 11:58
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26