Skandali i tenderave publikë të fituar nga miqtë e politikanëve, pasurohet me një kapitull të ri. Këtë verë pati një zhurmë të madhe rreth një gare prej 1.4 milione eurosh të Ministrisë së Drejtësisë për furnizimin e 300 byzylykëve elektronike, fituar nga nje bashkim prej tre operatorësh ekonomike, mes të cilave edhe shoqëria Soft & Solution, që pas një hetimi të kryer nga Shqiptarja.com, rezultoi të ishte e lidhur me Emral Beqirin, një drejtues i hipotekave, edhe vetë i lidhur me Ministrinë e Drejtësise. Tani zbulohet se një nga firmat aleate të Soft & Solution në atë tender, ka fituar pikërisht nga zyra e Ermal Beqirit një tjetër tender publik prej 296 milionë lekësh (të reja). Beqiri është ngaherë i lidhur me politikën, por është bërë akoma më shume, pasi qe një prej ekspertëve informatikë të gjykatës që në vitin 2010 certifikuan se videoja me të cilën Dritan Prifti kishte përgjuar dhe regjistruar ish ministrin e Ekonomise, Ilir Meta (tani President i Republikës) ishte e manipuluar. Një ekspertizë që i kishte garantuar Ilir Metës pafajësine nga ana e Gjykates së Larte për akuzën e korrupsionit. Me ardhjen në pushtet të qeverisë PS-LSI në 2013, Ermal Beqiri (që edhe në të shkuarën kishte punuar në administratën publike) emërohet drejtor IT ne Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP): një post që organizon të gjithë tenderat për furnizimet informatike të Hipotekave. Problemi është që njëherësh me detyren e tij publike, Ermal Beqiri ka vazhduar të mbajë raporte me shoqëri private, dhe në veçanti me shoqërine Soft & Solution, pronarja e vetme e së cilës, zyrtarisht është një vajzë e re, Arjola Koromani, bashkepunëtore dhe ish përfaqësuese ligjore pikërisht e Ermal Beqirit.
Një hetim i kryer nga Shqiptarja.com në javët e shkuara ka treguar lidhjet e thella qe ekzistojnë mes Ermal Beqirit, Arjola Koromanit dhe Soft & Solution, që kanë pasur të përbashkëta të njëjtat zyra dhe të njëjtat adresa. Ermal Beqiri viziton çdo ditë zyrat e Soft & Solution dhe e bën pa u fshehur, deri në pikën që automjeti i tij Mercedes është çdo ditë i parkuar në vendin e rezervuar shoqërisë në fjalë. Një hetim i dytë i kryer nga Shqiptarja.com ka zbuluar që Soft & Solution e lidhur me Ermal Beqirin, në vitin 2015 ka fituar të paktën 4 tendera të prokuruar nga vetë Ermal Beqiri në cilësinë e drejtorit IT të hipotekave: si të thuash, ai prokuronte tendera që përfaqësuesja e tij ligjore, i fitonte. Një konflikt i hapur interesi qe ka sjellë në arkat e shoqërisë “së tij” mbi 30 milionë lekë (të reja) nga paratë publike.
Por skandali duket se ka përmasa shumë më të medha. Dyshimet në fakt janë përqëndruar në një garë të pestë me vlerë rekord prej 296 milionë lekësh (të reja) të prokuruar nga zyra e Ermal Beqirit në korrik 2016 dhe që kishte objekt “’Ndertimi i sistemit multifunksional per sherbimet qe ofrohen ne ZRPP’’. Dyshimet lindën nga fakti që në kundërshtim me çfarë imponon ligji, nuk u publikua kurre emri i të gjithë fituesve të tenderit, por vetëm i shoqërise përfaqësuese të bashkimit të operatorëve, “ATD - Albanian Technology Distribution”. Përse ZRPP nuk e publikoi kurrë emrin e shoqërive të tjera që së bashku me ATD fituan garen?
Shqiptarja.com, duke u mbështetur ne ligjin mbi të drejten e informimit publik, i ka dërguar një kërkese zyrtare si ZRPP-së edhe Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), për të sqaruar misterin dhe për të mesuar keta emra. ZRPP (ku Ermal Beqiri vazhdon të punojë) nuk u përgjigj, duke shkelur edhe në këtë rast ligjin që parashikon kthimin e një përgjigjeje brenda 10 ditësh. Ndërsa APP u përgjigj duke sqaruar se së bashku me shoqërine “ATD”, gara prej 296 milionë lekësh u fitua edhe nga shoqëria “Fastech shpk”, për koinçidencë, pikërisht një prej shoqërive që së bashku me Soft & Solution të Ermal Beqirit, kishte fituar edhe garen prej 1.4 milionë eurosh të byzylykëve elektronikë. Pra me pak fjalë, një garë prej 2.2 milionë eurosh e vendosur nga Ermal Beqiri, u fitua nga një shoqëri e lidhur me Ermal Beqirin, me të cilën kishte marre pjesë në dhjetra gara të tjera publike (nëpërmjet shoqërise Soft & Solution).
ATD dhe Fastech kanë fituar lehtësisht garën e prokuruar nga Ermal Beqiri, dhe në fakt kanë arritur ta fitojne duke bërë një ulje qesharake prej 1%: me një fond limit prej 296 milionë lekë, firma mike e Beiqirit ka fituar me oferte 293 milionë lekë! Vetëm 20,000 euro ulje në për një punë të paguar nga shteti me më shumë se 2.2 milionë euro.
Soft & Solution me Ermal Beqirin prapa, dhe Fastech shpk, kanë raporte financiare të vazhdueshme: nga 2015 në 2017 kanë marrë pjesë së bashku në tendera publike, plot 17 herë, duke fituar 9 herë.
Në dhjetor 2015 kanë garuar dhe fituar një kontratë prej 26 milionë lekësh (të reja), të shpallur pikërisht nga ZRPP, pra nga zyra e Ermal Beqirit.
Më datë 8 korrik 2016 kanë garuar dhe fituar së bashku një kontratë prej 45 milionë lekësh (të reja) të shpallur nga Ministria e Zhvillimit Urban.
Më 24 tetor 2016 kanë garuar dhe fituar së bashku nje kontratë prej 16 milionë lekësh (të reja) të shpallur nga Bashkia Vlorë.
Në dhjetor 2016 kanë garuar dhe fituar së bashku nje kontratë prej 106 milionë lekësh (të reja) të shpallur nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve.
Më 2 janar 2017, dy shoqëritë fitojnë së bashku garë të Ministrisë së Drejtesisë (përveç asaj të byzylykëve elektronikë) prej 56 milionë lekësh, pavarësisht se oferta e tyre ishtë me e larta nga të gjitha.
Më 27 janar 2017, Fastech dhe Soft & Solution kanë marrë pjesë së bashku në një garë të shpallur nga Bashkia Elbasan me një vlerë prej 24 milionë lekësh, që natyrisht e fitojne.
Me 9 shkurt 2017 fitojne së bashku edhe një tjetër tender të Ministrisë së Drejtësisë me një vlerë prej 65 milionë lekësh (të reja)
Më 28 shkurt 2017 fitojnë së bashku një tender të Kuvendit prej 9 milionë lekësh, këtë herë pa bërë as tender.
Dhe pastaj vjen gara e famshme e byzylykëve elektronikë, e fituar së bashku.
Ne total jane 540 milione leke te reja te ndara sebashku.
Por duke lexuar listën e gjatë të tenderave publikë në të cilët ka marrë pjesë Soft & Solution, zbulohet që edhe shoqëria ‘’ATD - Albanian technology distribution’’ që ka fituar me Fastech garën e shpallur nga Ermal Beqiri prej 2.2 milionë Eurosh, ka patur raporte personale me shoqërinë e tij Soft & Solution: në gusht 2016, dy shoqëritë, edhe atëherë së bashku me Fastech, kanë marrë pjesë në një tender të shpallur nga AKSHI që me pas e kanë humbur. Vetëm një muaj më parë, ATD e Fastech (këtë herë pa Soft& Solution) kishin marrë pjesë në tenderin prej 2.2 milionë eurosh të shpallur nga ZRPP e Ermal Beqirit që natyrisht e kanë fituar. Dyshimi është që fituesit e tenderave publike me vlera disa milionëshe, vendosen përherë në tavolinë.
Është e dyshimtë apo jo, që një garë e shpallur nga Ermal Beqiri (në funksionin e tij publik të drejtorit IT të ZRPP) të fitohet nga dy shoqëri aleate më te cilat kryen prej kohësh punë të përbashkëta? Është vetëm konflikt interesi apo diçka më e rëndë? Është e dyshimtë apo jo, që një funksionar publik siç është Ermal Beqiri, i lidhur me një parti politike në mënyre direkte, të marrë pjesë nëpërmjet një shoqërie të lidhur me të siç është Soft & Solution në dhjetëra gara të tjera publike, dukë fituar pothuaj përherë me ulje çmimi minimale? Prokuroria, që deri tani ka lexuar me vemendje të gjithë artikujt denoncues të publikuar ne shtyp, a do të ketë vullnetin t’i shkojë deri në fund, për të vertetuar përgjegjësit e vertetë të këtij skandali? A. D.

Faksimile e përgjigjes së marrë nga Shqiptarja.com nga Agjencia e Prokurorimit Publik.

(Dokumenti që vërteton lidhjen e Ermal Beqirit me pronaren e kompanisë Soft & Solutions, Arjola Koromani)

(Makina e Ermal Beqirit fotografuar në datën 9 gusht 2017 në vendin e parkimit të rezervuar për Kompaninë Soft & Solutions)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
fiton te Hipoteka tender 2.2 mln€">