AFGANISTAN - Më shumë se 180 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur në disa prej orteqeve më të mëdha gjatë 30 viteve të fundit në veri të Afganistanit, pas stuhisë së fortë të dëborës gjatë ditëve të fundit.
 
Sipas zyrtarëve paralajmërohet për një emergjencë humanitare të afërt në zonat e goditura më tepër nga moti i keq, me bllokimin e fshatrave dhe rrugëve nga shtresa e madhe e dëborës.
 
Pavarësisht misterit të rënies së dëborës, ajo është jetësore për popullsinë rurale dhe agrikulturën e Afganistanit që vuan nga thatësira e madhe.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)