OSBE: 19% e grave në Shqipëri janë dhunuar fizikisht, 62% psikologjiksht, jepi fund heshtjes!

OSBE: 19% e grave në Shqipëri janë dhunuar fizikisht, 62% psikologjiksht, jepi fund heshtjes!

Foto ilustruese

Sot në ditën kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nisi një fushatë ndërgjegjësimi të quajtur “Jepi fund heshtjes”. Fushata do të zhvillohet gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. OSBE-ja njofton se në dhjetor do të shpërndajë postera në rajonet e policisë, në mbarë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe rolin e policisë në luftën kundër kësaj dhune. "Fushata bazohet në gjetjet kryesore të anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, në të cilën u intervistuan mbi 15 mijë gra, në shtatë Shtete pjesëmarrëse: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Moldavi dhe Ukrainë. Anketa u zhvillua edhe në Kosovë. Në Shqipëri, pjesë e anketës u bënë 1 800 gra.

Dhuna kundër grave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut e, megjithatë, ajo mbetet një fenomen i përhapur nëpër botë. Rezultatet e anketës së OSBE-së treguan se dhuna kundër grave vijon të jetë e pranishme në Shqipëri. 19 për qind e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe 4 për qind thonë se kanë pësuar dhunë seksuale nga partneri intim. Më shumë se gjysma e grave (62%) kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri. 34% e grave kanë pësuar ngacmim seksual që prej moshës 15-vjeçare dhe 17% e kanë pësuar këtë lloj ngacmimi gjatë 12 muajve përpara zhvillimit të anketës. Rrallë gratë i denoncojë rastet e dhunës tek autoritetet përgjegjëse. Vetëm 3% e grave, që pësuan dhunë nga partneri aktual, denoncuan në polici rastin që iu dukej më i rëndë, dhe thuajse gjysma e grave të intervistuara në Shqipëri (48) mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, e cila duhet të trajtohet brenda familjes. Turpi, frika, varësia ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet janë pengesat kryesore të identifikuara nga gratë si arsye për mosdenoncimin e dhunës.

Dhuna kundër grave ndodh në hapësira private dhe publike: në shtëpi, në punë, në shkolla dhe universitete, në rrugë dhe në mjetet e transportit publik. Ajo mund t’i ndodhë çdo gruaje, duke e prekur rëndë mirëqenien e saj dhe duke e penguar të marrë pjesë plotësisht në shoqëri. Dhuna kundër grave është rezultat i pabarazisë gjinore, e cila bazohet në normat dhe sjelljet të dëmshme ekzistuese. Për të ndryshuar perceptimin se ngacmimi seksual apo dhuna kundër grave është normale dhe çështje private, ne të gjithë mundemi dhe duhet t’i mbështetim e t’i nxitim gratë të denoncojnë çdo rast të dhunës dhe të marrin ndihmën që iu nevojitet. Në Shqipëri, dhuna ofrohet përmes Linjës Kombëtare të Këshillimit, ëëë.hotlinealbania.org, në numrin falas të telefonit 116 – 117" thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë