OSBE 25 vjet në Shqipëri, Ministrja e Jashtme: Një çerek shekulli evoluim nga anarkia e ’97, sot një vend i transformuar

OSBE 25 vjet në Shqipëri, Ministrja e Jashtme: Një çerek shekulli evoluim nga anarkia e ’97, sot një vend i transformuar

OSBE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar 25-vjetorin e pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Ajo e cilësoi këtë çerekshekulli si një evoluim nga anarkia e vitit 1997, ndërsa shtoi se sot jemi një vend që ka mbajtur një kryesi të suksesshme të OSBE.

Ministrja mes rreshtave të postimit të saj ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj OSBE dhe rolit të saj në transformimin e Shqipërisë.

“25 vjet nga OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së .

Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.

Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria.”, shkruan Xhaçka.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton