Në Shqipëri sipas UNICEF dhe “Save the Children” janë rreth 2,527 fëmijë në situatë rruge. Raporti Vjetor i Ministrisë së Brendshme bën fjalë për 95 viktima të mundshme trafikimi në vitin 2013, nga të cilët 43 të mitur.
“punonjësit e zyrave sociale duhet të dalin nga zyrat dhe të punojnë me fëmijët dhe familjet aty ku janë, në rrugë në lagje në komunitete. Kampi veror është një formë se si fëmijët në vështirësi të largohen nga rruga”- tha Bardhylka Kospiri, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
OSBE, prezanton një projekt për parandalimin e trafikimit, me mbështetjen e qeverisë Italiane.
“ Ne jo vetëm që po ndihmojmë fëmijë të rimarrin pjesën më të mirë të jetës së tyre që është fëmijëria, por po ndihmojmë ata që të mos bien pre e trafikut ndërkombëtar. Kjo çështja ka rëndësi edhe për procesin integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”- tha ambasadori italian, Gaiani.
Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea rëndit mënyrën e denoncimit të rasteve të trafikimit nëpërmjet faqeve të internetit dhe numrit pa pagesë 116.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në po diskutojnë për përfshirjen e Inspektoratit të Punës mbi identifikimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Kjo në kuadër të hapave që po ndërmarrim për ndalimin e punës së detyruar dhe trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin për punë.”-tha Elona Gjebrea
Një rol të rëndësishëm në këtë projektet kanë edhe sipërmarrjet
“Ministria Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është e gatshme dhe po bashkëpunon me të gjitha organizmat ato ndërkombëtare dhe të biznesit duke sensibilizuar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta.”- tha Brunilda Paskali, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Si pjesë e projektit, është hartuar “Udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge” për me identifikimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15