OSBE, amb.SHBA: Saimir Tahiri
mbështetje trafikut të drogës në Itali

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian deklaroi në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë".

Kamian e lidhi këtë me çështjen më të nxehtë në Shqipëri, të hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”- tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt. Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë theksoi edhe cështjen voluminoze për hetimin e ndikimit të qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë.

“Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”, tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.

Zyrtari amerikan deklaroi se “duke iu referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës