OSBE: Bashkëpunoni, statusi
përgjegjësi politike

OSBE: Bashkëpunoni, statusi<br />përgjegjësi politike
FIER- Ne një kohe kur Shqipëria rrezikon te mos marre statusin për te treten here, ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth, thekson se ecuria e reformave është përgjegjësi e klasës politike, duke përsëritur thirrjen e radhës për bashkëpunim.

Nga Fieri, pyetjes se përse Shqipëria ka mbetur ne vendnumëro qe nga viti 2009 kur dhe aplikoi, ndërkohë qe Serbia mori statusin e vendit kandidat, kreu i prezencës se OSBE iu përgjigj me apelin për ta kthyer integrimin ne axhende kombëtare. “Ky është një vendim i Bashkimit Evropian qe behet ne baze te rekomandimeve te komisionit përkatës evropian. Ky është një hap shume i rëndësishëm, një hap qe te bën te mendohesh për ta bere integrimin e Shqipërisë ne piken numër një te axhendes kombëtare te vendit. Kjo kërkon përpjekje te përbashkëta nga ana e drejtueseve politike shqiptare. I takon Shqipërisë qe te beje një hap përpara lidhur me këtë proces,” është shprehur Wollfarth.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, ai nënvizoi rëndësinë e këtij procesi duke premtuar mbështetjen e ndërkombëtareve. “Mendoj se ky është një projekt i rëndësishëm. Prezenca e OSBE-ODHIR do te japë mbështetje për këtë proces,” deklaroi Wollfarth. Ne Fier ambasadori Wollfarth u takua me pushtetarë lokale, ku u diskutua roli dhe misioni i OSBE-se ne Shqipëri nder vite.
(sg/vizionplus/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona