OSBE vlerëson paketën anti-shpifje të qeverisë shqiptare /ANALIZA

Zyra Qendrore e OSBE-së në Vjenë shpreh vlerësimet e saj për draftin e fundit të paraqitur nga qeveria shqiptare për të ashtuquajturën “paketën antishpifje” e cila pritet të rregullojë tregun e mediave online.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në Vienë, sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Analiza nga Dr Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias, nënvizon përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Joan Barata Mir nënvizon se drafti i fundit, ka përmirësime të dukshme që idhen me dispozitën për regjistrimin e portaleve, kusht që nuk është më me detyrim. Për më tepër, propozimet e reja nuk përfshijnë ndryshime në legjislacionin e telekomunikacionit, por vetëm në legjislacionin e medias, ndryshe nga cfarë ishte parashikur në versionin e parë. 

(Kliko KETU për të lexuar raportin e OSBE)

Përfaqësuesi theksoi: "Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend".

"Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni," tha Désir, duke shtuar se "e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta".

Harlem Désir sugjieron disa permiresime të draftit që sipas tij mund të arrihen nëpërmjet debatit në Kuvend në fazën e votimit të ligjit. "Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit", tha Përfaqësuesi i OSBE-së, duke shpresuar se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar. 

Désir mirëpriti faktin se sipas projektligjit, ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike nuk janë të detyruara të regjistrohen për të kryer aktivitetet e tyre.

Ai theksoi se "Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes", duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t'u përgjigjur.

Analiza ligjore thotë se rregullimi i versioneve elektronike të medias së shkruar, dhe më gjerë i "ofruesve të shërbimeve elektronike të botimit" nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të shërbimeve të mediave audiovizive. Rekomandohet që të përjashtohen nga fushëveprimi i këtij projektligji.

Përfaqësuesi i OSBE kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA-s lidhur me "bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet" mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se "duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja ".

Për më tepër, shqyrtimi ligjor rekomandon sqarimin e të gjithë procesit të vendimmarrjes së AMA-së me Autoritetet Kombëtare për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe Organin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, AKEP.

"Zyra ime është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmë për këtë ligj të rëndësishëm. Është me rëndësi të madhe që procesi i konsultimit publik të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas dhe ndërkombëtarë të medias", përfundoi përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në të gjitha 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, duke dhënë paralajmërimet për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)