OSBE: Dekriminalizoni shpifjen,
të reformohet plotësisht RTSH
Përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç (në foto), i kërkoi dje qeverisë shqiptare që të nxisë reformimin e transmetuesit publik.
Gjatë një vizite dy ditore në Tiranë, përfaqësuesja e
OSBE për lirinë e medias Dunja Mijatoviç, i kërkoi dje qeverisë shqiptare që të nxisë reformimin e transmetuesit publik, të dekriminalizojë shpifjen, dixhitalizimin e medias elktronike, si dhe të sigurojë akses në informacion.
“Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm me heqjen e dënimit me burgim për shpifjen nga Kodi Penal. Unë ju nxis të bëni edhe hapin tjetër dhe ta dekriminalizoni plotësisht shpifjen”, tha Mijatoviç. Sipas saj e rëndësishme është që transmetuesi publik RTSH, duhet të reformohet plotësisht, t'u ofrojë qytetarëve lajme të balancuara, t’i zbavisë dhe edukojë ata. Gjatë një takimi me kryeministrin e vendit Edi Rama, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias e vuri theksin tek dixhitalizimi i medias eletkronike, si një mundësi për pluralizëm më të madh në media. Ndër të tjera, ajo e nxiti qeverinë e re të vijojë reformimin e transmetuesit publik, të sigurojë aksesin në informacion dhe të bëjë përpara në dixhitalizimin e medias elektronike.
“Transmetuesi publik RTSH duhet të reformohet plotësisht që t’u ofrojë qytetarëve lajme dhe informacione të balancuara, si dhe t’i edukojë e t’i zbavitë,”, tha Mijatoviç, pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Mijatoviç theksoi edhe nevojën për të siguruar pavarësinë e autoritetit të mediave audiovizive, AMA, nga ndikimet politike dhe për të siguruar financimin e nevojshëm të tij. Ndër çështje të tjera që u diskutuan ishin edhe dekriminalizimi i shpifjes dhe masat për të siguruar aksesin e publikut në informacionet zyrtare.
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.8%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15