OSBE:Dënoni zyrtarët e korruptuar 
pavarësisht lidhjeve me politikën

OSBE:Dënoni zyrtarët e korruptuar <br />pavarësisht lidhjeve me politikën
TIRANE - Drejtësia shqiptare duhet të japë rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht lidhjeve të tyre me politikën. Është ky apeli që dha kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Florian Raunig dhe si shembullin që duhet ndjekur në luftën antikorrupsion dha numrin e lartë të denoncimeve që ILDKPI ka bërë ndaj zyrtarëve sa i përket deklarimeve të pasurisë së tyre.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, vizitoi sot mjediset e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku pati një takim me Inspektorin e Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj dhe me një grup inspektorësh.

“Rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI-ja po luan një rol më aktiv në përpjekjet kundër korrupsionit,” tha Raunig.

“Këto përpjekje duhet të mbështeten më tej nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike. Pavarësia, integriteti dhe bashkëpunimi i institucioneve, përfshirë gjyqësorin, janë thelbësore për uljen e qëndrueshme të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike,” shtoi ai.

raunig ganaj

Inspektori i Përgjithshëm Ganaj tha se në shtatë muajt e fundit ILDKPKI-ja ka bërë 55 kallëzime penale dhe ka gjobitur 240 zyrtarë. Kjo shifër, sipas tij, është më e lartë se numri i denoncimeve dhe gjobave të vendosura nga ky institucion në dhjetë vjet. Raunig dhe Ganaj diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes OSBE-së dhe ILDKPKI-së.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshoi 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën

SPAK lëshoi 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën