OSBE dhe ambasada gjermane, nxitje dialogut publik rreth të shkuarës komuniste të Shqipërisë

/ATSH/.- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e ambasadës gjermane, organizon të premten një seminar me mediat me temë "Trajtimi i së kaluarës: roli i medias në të kuptuarit e historisë dhe pajtimit". Seminari është pjesë e një projekti të Prezencës së OSBE-së për nxitjen e dialogut publik rreth të shkuarës komuniste të Shqipërisë, që financohet nga qeveria gjermane.
Në seminar, përfaqësues të medias dhe ekspertë vendas e të huaj do të diskutojnë ndër të tjera se si mediat mund të trajtojnë temën e trajtimit të së shkuarës, çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë raportimeve dhe se si mund të sillet media në rastin e informacioneve të ndjeshme.
Gazetarë nga Gjermania dhe Çekia do të sjellin përvojën e mediave të këtyre dy vendeve në raportimin e rasteve nga periudha komuniste, ndërsa zëdhënësi i Komisionerit Federal të Gjermanisë për Arkivën e Stasit do të flasë për përvojën gjermane në hapjen e arkivave.
Seminari do të hapet nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig dhe ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë